Nё Ditёn e poezisё nё pёrkujtim tё poetit profesorit vёllaut tim Faik Beqaj
Gazmend Beqaj
Pёrsёri jam me ty
Mbi kokёn tёnde nё heshtje varri
Tё flas pёr urtinё e kohёs sё shkuar
tё flas pёr zhgёnjimin e ditёve qё po vijnë
e kujtimet egёr mblidhen nё mu…
Pёrsёri jam me ty
duke ngulfatur dhimbjen
dёgjoj klithjen e thellё tё kohёs …
Dhe mё bёhet se nё heshtje flasim
si dikur nё netёt e vona
pranё gotave plot me raki
kur sillnim nëpër mend vashat
qё kurrё s’i bёmё nuse…
Ehh, vёllaçko!
Sa ёndrra tё bukura
ngecёn udhёve tё fatit…
E kujtimet egёr mblidhen nё mu
me vargun e pёrlotur
qё mallshёm ndjek nёpёr jetё
hijen e Poetit!