Në mungesë të vaksinimit u mundua t’i korruptonte zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Policia e Kosovës bënë të ditur që kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë për shkak që kishte tentuar ta korruptojë zyrtarin policorë kufitar.
Kjo është hetuar kur të njëjtit i është kërkuar prezantimi i dokumenteve, në brendi të tyre i dyshuari kishte futur një shumë parash në vlerë të 50 eurove.
Me qëllim që ai ta kalojë kufirin me Shqipërinë dhe të futet në territorin e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50 euro me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri-Kosovë në mungesë të vaksinave (ishte i pa vaksinuar kundër COVID-19). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.