Në Prizren arrestohet një person për “kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “

Më datën 05.02.2022 në orën 21:15, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Jusuf Gervalla’’ në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Viktima dhe i dyshuari janë hasur ne venin e ngjarës.

Po ashtu Policia ka arritur që të dyshuarin H. H., të moshës 60 vjeçe, m/sh/k, dhe viktimën ti sjellin në Stacionin Policor në Prizren.

Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën.

Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:

•Një pistoletë

Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *