Në Prizren dhe në Zhur raportohet për gjuajtje me armë në ahengje familjare

Dy raste të të shtënave me armë zjarri në ahengje familjare janë raportuar në Prizren brenda 24 orësh.

Të dhënat e Policisë tregojnë se njëri rast ka ndodhur në rrugën “Mujdin Aliu” në Prizren, e tjetri në fshatin Zhur të kësaj komune.

Të dyja rastet janë iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në Zhur, sipas Policisë, më 12.08.2024, rreth orës 01:13 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar. Lidhur me rastin është intervistuar një person.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur katër gëzhoja të armës. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin policor.

Ndërsa në rastin tjetër, raportohet se më 12.08.2024, rreth 23:00 është arrestuar një burrë – për arsye se, sipas PK-së, kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *