Në Spitalin e Prizrenit 1 pacient me Covid 19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 35 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30, të tjerë post-Covid. Kështu kanë bërë të ditur nga SHSKUK.
Sipas këtij shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë