Në spitalin e Prizrenit 3 pacientë me Covid 19
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitale janë të shtirë 115 pacientë, prej tyre 94 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-COVID.
ShSKUK-ja ka njoftuar edhe se në oksigjenoterapi janë 41 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 37 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid,
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë,
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë,
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë,
Spitali i Pejës, 5 pacientë,
Spitali i Prizrenit,3 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë dhe
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.