Në zonën 130 km/h, shoferi në Prizren zhvillon shpejtësi 237 km/h, gjobitet me 300 euro dhe për tre muaj i merret leja
Në autostradën në Prizren, Policia e Kosovës gjatë kontrollit, ka ndaluar një person i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130km/h, ka zhvilluar shpejtësi 237 km/h.
Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë me 300 euro dhe me tri pikë negative, si dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit motorik për tre muaj.
Njoftimi i plotë:
Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë!
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 237 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.