Nehat Elshani emërohet shef i Kabinetit të Kryetarit Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se e ka emëruar Nehat Elshanin shef të Kabinetit.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar mikun tim dhe bashkëpunëtorin e ngusht ndër vite Nehat Elshanin, në pozitën e shefit të kabinetit në zyrën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit. Nehat Elshani në zgjedhjet e fundit është zgjedhur kuvendar me votat e qytetarëve dhe ka qenë një ndër më të votuarit. Nehati poashtu është anëtar i kryesisë dhe sekretar për vlera të luftës në degën e PDK-së në Prizren.

Përvoja politike, profesionale dhe përkushtimi në punë janë vetëm disa nga karakteristikat që Nehati ka. Si pjesë e ekipit tim, bashkë zotohemi se do të përmbushim pritjet e qytetarëve dhe zbatojmë programin tonë qeverisës për Prizrenin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *