Nën ndikim të alkoolit, një person në Prizren tenton të bëjë vetëvrasje
Policia e Kosovës ka raportuar se një persona nën ndikimin e alkoolit ka tentuar të vetëvritet.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, derisa viktima me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren, 24.03.2021 – 02:00. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar njësitin policore se në lokacionin e lartcekur ka ndërhyrë dhe e kishte penguar një person mashkull kosovar që të mos vetëvritet. Viktima kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policies.