Nënë e bijë nga fshati Buçe, humbin jetën në një aksident në rrugën Dragash-Zhur
Një grua 42 vjeç dhe një fëmijë 3 vjeçar (nënë e bijë) kanë humbur jetën sot rreth orës 10:50 në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.
Sipas noftimit të zyrës për informim publik të DRP në Prizren, bëhet e ditur se vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren dhe në QKUK.
“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Sipas burimeve të TV Prizreni, viktimat nënë e bijë janë nga fshati Buçe i Dragashit.