“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mjellësh për gjithnjë, mbill arsim e kulturë”.
I nxitur nga deklaratat e pamatura ndaj mësuesve të atëdheut tim, marr guximin të shkruaj për gjendjen në arsim, me shpresë se koha e “gjuajtjes së shtrigave” ka kaluar…
Shkruan: Lulzim Ibri – një qytetar i lënduar me deklaratat e pamatura ndaj mësuesve të atëdheut të vet
Cilësia në arsim ka rënë, ajo duhet të rritet. Po, si?
“Qeveria ka zgjidhjen e duhur”…
Duke i detyruar mësimdhënësit që;
T’i nënshtrohen testit?
1. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur ata janë të diplomuar, dhe për atë profesion janë aftësuar katër vjet me radhë. Po, pse një gjë e tillë nuk kërkohet edhe nga të tjerëtj…
2. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur për çdo konkurs, për t’i pranuar ata në punë, i nënshtrohen testeve të llojllojshme, dhe më të mirët nga ta, përzgjedhen nga një komision i ekspertëve. të cilat komisione i formojnë qeveritarët… Pra në punë pranohen
mësimdhënësit më të zotët, më të aftët dhe më meritorët (kështu ka qenë gjithmonë, të paktën kështu thonë qeveritarët pas çdo konkursi për pranimin në punë të mësimdhënësve.
3. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur “qeveria çdo vjet organizon trajnime profesionale për aftësimin e mësimdhënësve”, e këta si duket “nuk i përfillin këto aftësime”…
4. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur qeveria, mësimdhënësve “ju ka krijuar të gjitha kushtet e nevojshme teknike e infrastrukturore”…
5. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? kur qeveria, mësimdhënësve “ju ka rritur pagat në përputhje me inflacionin, ka biseduar me ta për hallet e tyre dhe “qysh moti e ka miratuar ligjin e pagave”.
6. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur ata për të realizuar të drejtat e veta financiare duhet ta padisin shtetin e vet “të dashur”…
7. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur shteti, përkundër halleve tjera, duhet të kujdeset me mish e me shpirtë edhe me atë “se kush duhet ta udhëheqë sindikatën e tyre”. Sa qeveri e kujdesshme…
8. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit?
Kur parlamentarët e vendit të tyre të dashur, në tempyllin e demokracisë pra në parlament, flasin keq e ma keq për mësuesit, i fyejnë dhe i përbuzin ata. Harrojnë se ishin këta që rezistuan dhe e frymëzuan popullin e Kosovës, të rinjtë e të rejat, me ndjenjën e atdhedashurisë dhe me urrejtje ndaj okupatorit. Sa e sa mësimdhënës janë vrarë, janë rrahur e maltretuar, e mos të flasim për atë, se sa e sa të tjerë janë përçmuar e fyer nga pushtuesi. Mësuesit, atëherë këto ligësi i kanë luftuar me krenari dhe quheshin hero, po tani? Çfarë t’ju themi këtyre paturpësive që vinë nga pjesëtarët e popullit të vet. Këta në vend se të diskutojnë si t’ua rrisin pagat, si t’ua përmirësojnë kushtet e punës, si t’ua sigurojnë pensionet. Merren me çfarë nuk duhet të merren, me fyerje, etiketime e përçmime.
9. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit? Kur shteti, ka mekanizmat e vet për të kontrolluar cilësinë në arsim. Qeveria ka inspektoriatin e arsimit. Me ata të punësuar që ka inspektoriati, jo një komunë por asnjë shkollë nuk mund ta inspektoj brenda një viti. Le të fuqizohet ky mekanizëm, pra në të mirë të punës dhe ngritjes së cilësisë, të kërkohet përgjegjësi dhe profesionalizëm nga ky instrument qeveritar, dhe mos të përdoret “si fshesë” e pastrimit të punëtorëve nga puna, me pretekstin “i pa aftë”.
10. Pse duhet të hynë në test mësimdhënësit?
Kur as prindërit e nxënësve të tyre gjatë grevave të arsimit nuk i përkrahnin mësuesit e fëmijëve të tyre. Ata “më tepër ishin të brengosur për faktin se fëmijët e tyre kishin mbetur në shtëpi, se të përkrahnin grevat e tyre të drejta. Prindērit, shkonin dhe protestonin para mësimdhënësve në shkolla, në vend se të ishin krah tyre dhe të protestonin para qeverisë. Kur bëjnë greva punëtorët e aviacionit kudo në botë, ata për hirë që ka mbetur dikush pa shkuar në një vend tjetër, nuk e dërgojnë me aeroplan, ndonëse me Kushtetutë qytetarët e kanë të garantuar lëvizjen e lirë.
11. Qeveri e vendit tim, nëse do cilësi në arsim?
Kujdesu që mësimdhënësve t’ua rrisni pagat, në mënyrë që ata të shkojnë me kënaqësi në punë, kur ata janë të kënaqur nga puna e tyre atëhetë edhe fëmijët janë më të lumtur e më të ditur.
Kujdesu që mësimdhënësve t’ua plotësoni kushtet, ndërtoni kabinete, çerdhe e shkolla. Organizoni trajnime dhe aftësime profesionale. Organizoni mbikqyrje të punës së tyre, jo për ti ndëshkuar, por për ti korigjuar e përmirësuar.
Kujdesuni për pensionet e tyre.
Dhe në fund qeveri e vendit tim, nuk duhet të përziheni si organizohen sindikatat dhe nuk duhet t’ju intetesoj se kush i udhëheqë ato.
Po e mbylli me thënjen e të madhit Sami Frashëri
“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.
Nëse do të mjellësh për gjithnjë, mbill arsim e kulturë”.