Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, Zemaj ka një apel për të gjithë
Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka apelur nxënësit dhe prindërit që të kenë kujdes në respektimin e masave antiCOVID me rastin e hapjes së shkollave.
“Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,
Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.
Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.
Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!.