Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren janë realizuar 56 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe janë shqiptuar 1956 gjoba për kundërvajtësit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të DRP-së në Prizren, gjatë periudhës kohore 15.07.2024 – 21.07.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi 2024”, njoftojnë se kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1956 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhën kohore 13.07.2024 deri më 19.07.2024, ka realizuar 56 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdimësi edhe në ditët në vijim do shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren për parandalimin e dukurive negative dhe një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.”, thuhet në fund të njoftimit të DRP-së në Prizren