Nga e hëna duhet t’i keni pajiset dimërore në veturë, kaq dënoheni nëse s’i keni

Të gjithë shoferët obligohen që nga e hëna t’i kenë pajisjet dimërore. Në të kundërtën do të pasojnë gjobat.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro.

“ Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni”, thuhet në këtë ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *