Nga këto vendbanime janë 27 rastet e Komunës së Prizrenit me Covid 19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.
Në Komunën e Prizrenit janë 27 raste nga këto vendbanime:
Nga fshati Krushë e Vogël 1 rast
Në Prizren 22 raste
Në Vlashnje 1 rast
Në Zhur 3 raste