Nga këto vendbanime janë 40 rastet me Covid 19 nga Komuna e Prizrenit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive.
Në Komunën e Prizrenit janë 40 raste nga këto vendbanime:
Në Prizren 37 raste,
Në Korishë 1 rast,
Kushnin 1 rast,
dhe në Zhur 1 rast. / Prizreni Sot /