Nga sot e deri më 7 nëntor, në Prizren realizohet aksioni për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave njofton qytetarët se me datë 1 deri 7 Nëntor 2024 zhvillohet aksioni vjeshtor për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme. Ky aksion bëhet pa pagesë dhe qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet ta respektojnë këtë orar.

“Qytetarët duhet t’i hedhin mbeturinat e shtëpisë vetëm në këto dy periudha kohore dhe në ditën e caktuar të shërbimit amvisëritë duhet t’i vendosin para shtëpisë së tyre, ndërsa amvisëritë e banimeve kolektive në pikën më të afërt të mbeturinave. Këto aktivitete kanë të bëjnë me sensibilizimin e qytetarëve për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe llojin e tyre. Aktiviteti i mbeturinave të vëllimshme zhvillohet duke u bazuar në disa faktorë: – Komuna e Prizrenit, sipas Rregullores Komunale dhe Ligjit ne fuqi, i menaxhon mbeturinat komunale, ku për këtë arsye, Komuna ka të kontraktuar kompanitë përmes tenderit për kryerjen e këtij shërbimi.

Mbeturinat e vëllimshme nuk janë pjesë e këtij shërbimi dhe mbledhja e këtyre mbeturinave kërkon shërbim te veçantë. – Qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet të vetëdijesohen se mbledhja e mbeturinave të vëllimshme kryhet vetëm dy herë në vit, prandaj çdo sasi e këtyre mbeturinave e gjeneruar jashtë këtij intervali kohor, shkakton pikë grumbullimi jo të kontrolluar me pamje jo të mirë dhe mbi të gjitha një kosto të rritur të shpenzimit për shërbimin e tyre.

Qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet ta njohin këtë orar dhe për mënjanimin e këtyre parregullsive ata të krijojnë si vetë kulturë, qe këto mbeturina nuk duhet te hidhen jashtë orarit të caktuar nga Komuna, ku ky shërbim kryhet pa pagesë dhe vetëm dy herë në vit, në të kundërtën qytetarët e Komunës së Prizrenit jashtë këtij orari mund te shërbehen vetëm me pagesë. Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *