NGA SOT, QYTETARËT E PRIZRENIT DO TË VAKSINOHEN NË QENDRËN E MJEKËSISË FAMILJARE ” LAKURIQ”

Nga dita e sotme, vaksinimi i qytetarëve të Prizrenit do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare ” Lakuriq”.

Autoritetet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren, kanë marrë vendim që nga dita e sotme, vaksinimi i qytetarëve të bëhet në QMF ” Lakuriq”.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu- Hoxha, tregoi për arsyet që kanë ndikuar për ndryshimin e lokacionit të vaksinimit të qytetarëve në Prizren.

Drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, njoftoi se deri më tani, në komunën e Prizren janë administruar rreth 132 mijë doza të vaksinës, ndërsa përveç Qendrës Sportive ku deri më tani ka funksionuar qendra e vaksinimit e tani edhe në QMF ” Lakuriq”, kemi edhe ekipe mobile të cilat i angazhojmë në kuadër të procesit të vaksinimit në komunën tonë, e cila po shquhet me këtë në krahasim me qendrat tjera.

Të hënën, këtë të qendër të re të vaksnimit ishte i pranishëm edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili inkurajoi qytetarët që mos të hezitojnë dhe të vaksinohen.

Ndryshe, ditë më parë, Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka përzgjedhur këtë QMF për vaksinim të qytetarëve, ndërsa banorët e lagjes ” Lakuriq” shërbimet shëndetësore do t’i marrin në QKMF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *