Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Mytaher Haskukës
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur sot aktakuzë kundër Drejtoreshës së Arsimit të Komunës së Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishit, për mos deklarim të pasurisë, shkruan Gazeta Express.
Drejtoresha e Haskukës siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë nuk e kishte deklaruar pasurinë e saj për vitin 2019 edhe përkundër faktit se afati për deklarim ishte zgjatur nga 31 marsi i vitit 2020 deri në qershor 2020.
Thaçi-Vezgishi nuk e kishte deklaruar pasurinë edhe përkundër faktit që ishte njoftuar disa herë për obligimin që ka për ta deklaruar pasurinë.
Prandaj Prokuroria konstaton se Drejtoresha e Arsimit të Komunës së Prizrenit,Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka kryer veprën penale nga Neni 430 paragrafi 2 me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr.06./L-074.
Kësisoj kanë kërkuar që Gjykata ta shpall fajtore.