NISMA me nismë që ta shpall “person non grata” Mytaher Haskukën!
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, duke parë situatën jashtëzakonisht jo të mirë politike në Prizren, dhe duke parë dështimet e Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, në veçanti sot pas dështimit të Seancës së Kuvendit, në konsultim me Kuvendarët e saj, NISMA do të fillojë bisedimet edhe me partitë e tjera opozitare për thirrje të një seance të jashtëzakonshme për ta shpallur Mytaher Haskukën “Person Non Grata”, për arsye se si qytetar me origjinë nga Prizreni ka keqpërdorur besimin e qytetarëve nga zgjedhjet e fundit lokale duke dëmtuar rëndë imazhin e qytetit tonë, me qeverisjen e keqe, me shumë afera korruptive dhe njerëz të cilët tashmë kanë aktakuza nëpër Gjykata dhe shumë të tjerë duke u hetuar për shkelje ligjore dhe vjedhje të parasë publike!
Z.Haskuka si qytetar i papërgjegjshëm ka renditur Prizrenin si Komuna me perfomancë qeverisëse nga më të dobëtat në Kosovë, në të gjitha dikasteret e jetës publike, ndërsa në anën tjetër fajëson dhe ofendon kuvendarët pa kurrfarë baze deri edhe në injorim duke mos marrur pjesë në Seanca të Kuvendit të Prizrenit ku trajtohen çështje jetike për qytetarët!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.