NISMA regon ndaj kërcënimeve të kryetarit për t’i liruar zyret
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon kundër njoftimit se partitë politike në Prizren duhet t’i lirojnë zyrat me asistim edhe të policisë është një tregues i mentalitetit bolshevik i një regjimi që tashmë po instalohet në Kosovë, e i cili nga kryetari i Prizrenit po bëhet testi i parë!
Ikja e Mytës nga takimet për të diskutuar me perfaqësuesit e partive politike lidhur me shfrytëzimin e hapsirave për aktivitete partiake dhe politike të cilat përdoren nga paslufta, dhe perdorimi i pushtetit për të treguar “muskuj” ndaj partive politike në prag të zgjedhjeve lokale, përveçse tregon primitivizmin politik, tregon edhe mentalitetin diktatorial të një subjekti politik i cili erdhi në pushtet me mashtrime, e i cili tashmë qeveris Kosovën!
Ju mund edhe ta përdorni policinë ndaj rivalëve politik siç e perdorin shumë parti – shtete në vende aziatike, por veprimin domokratik të tyre nuk mund ta ndalni sepse mentalitetit tuaj Marksist i është dhënë fund në vitin 1999 të shekullit të kaluar.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.