Një personi në Prizren i sekuestrohet një pushkë automatike AK 47
Me 04.03.2022,Sektorit i hetimeve te stacionit policor në Prizren, gjatë hetimit të rasteve te veprave penale: “Vjedhje” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës”, në zbatim te Urdhër Kontrolli ne një shtëpi ne fshatin Romaj te Prizrenit te i dyshuari Z Q,i moshës 28 vjeç m/sh/k, nuk është gjetur arma.
Hetuesit policor pas një pune operativo-hetimore, sot me 10.03.2022, është arrit qe te i dyshuari Y. Q, i moshës 62 vjeç m/sh/k, te gjendet dhe të sekuestrohet ne cilësinë e provave material:
Një pushkë automatike AK 47, dhe
Një karikator i zbrazët.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti hetohet në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar.