Një polic goditet nga një motoçiklist në Prizren
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren të hënën, pasi dyshohet se e ka goditur me motoçikletë një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vlashnje, ku i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje, derisa polici ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.