Njoftohen pronarët, shfrytëzuesit dhe poseduesit e aseteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit, të cilat janë pjesë e regjistrit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka filluar shpërndarjen e njoftimeve për pronarët, shfrytëzuesit dhe poseduesit e aseteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit, të cilat janë pjesë e regjistrit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje.
Ky proces njoftimi vjen si rezultat i përmbushjes së detyrimit ligjor, pas aprovimit të listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme nga ana e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Ceku.
Sipas legjislacionin në fuqi, pronarët, shfrytëzuesit dhe poseduesit përmes këtij njoftimi marrin informacionet e duhura për të drejtat, benifitet dhe përgjegjësit që kanë në raport me asetet e trashëgimisë kulturore, pjesë e këtij regjistri.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren thekson se ky proces njoftues për pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit e aseteve të Trashëgimisë kulturore është i përvitshëm i cili vjen pas nënshkrimit të vendimit nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.