Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën bie
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën në muajin korrik ka rënë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovës gjatë muajit korrik ka rënë për 18.1 për qind. Gjatë këtij muaji Kosovën e kanë vizituar 38 mijë e 126 turistë të huaj dhe se numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicrra.
“Në korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%. Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2023) ka ulje te vizitoreve për 18.1%. Në total 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas ASK-së numri i net-qëndrimeve ishte 133 663, prej tyre 35.2% nga vendorët dhe 64.7% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 8 864 vizitorë dhe më 26 477 net-qëndrimi.