Oborret e shkollave në Prizren lirohen për parkingje për mërgimtarë
Kovendi i Komunës së Prizrenit ka marrë vendim që oborret e shkollave në Prizren të shfytëzohen si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.
Vendimi:
Lejohet hyrja dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave si: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.
Lejimi i hyrjes dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave të cekura në pikën 1 të këtij vendimi do të jetë nga data 20.07.2023 deri më 20.08.2023.
Obligohen drejtorët e shkollave që të krijojnë kushte për lejimin e hyrjes dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave, konform pikës 1 dhe 2 të këtij vendimi.