Osman Hajdari: Me përkushtim të madh e kemi transformuar depon e administratës dhe arkivën e drejtorisë së financave
Osman Hajdari, drejtor i Administratës thotë në një postimnë Facebook, se me përkushtim të madh bashkë më stafin e Administratës, po sigurojnë standard më të mira e efikase të punës.
Postimi i plotë:
Depo e administratës komunale, ku vendosen dhe ruhen të gjitha materialet dhe pajisjet për zyre si dhe materialet tjera të nevojshme, ishte lënë në gjendje të mjerueshme; thënë ndryshe, si mos më keq. Në po të njejtën gjendje ishte edhe arkiva e drejtorisë së ekonomisë dhe financave.
Me përkushtimin më të madh për të përmirësuar këtë situatë, ne kemi transformuar edhe depon e administratës komunale si dhe arkivën e drejtorisë së ekonomisë dhe financave, duke i kthyer ato në gjendje optimale për organizim dhe ruajtje të dokumenteve dhe materialeve, dhe duke u siguruar punëtorve çasje sa më të lehtë dhe të shpejtë të tyre.
Video e mëposhtme flet më shumë se çdo fjalë rreth punës së kryer drejt renovimit të këtyre dy lokacioneve.
Bashkë me stafin e palodhshëm të Administratës, po sigurojmë standarde më të mira e efikase të punës, ashtu siç edhe duhet të jenë.
https://www.facebook.com/osman.hajdari.52/videos/3967962053231661