Parashikimi i motit për dy javët e fundit të tetorit
Reshje shiu pritet të ketë në dy javët e fundit të këtij muaji, sipas “Mendimi për motin”.
Temperaturat pas një rënie të theksuar në fillim të javës, më pas rriten lehtazi edhe mbi vlera mesatare.
“Sipas trendeve të fundit për javët e ardhshme, me gjasë po kalojmë në një periudhë me të reshura. Temperaturat pas një rënie të theksuar në fillim të javës, më pas rriten lehtazi edhe mbi vlera mesatare. Të reshurat pritet të na përcjellin edhe në ditët e fundit të javës së fundit të tetorit, me temperatura më afër mesatareve”, thuhet në njoftim.