Parlamenti Evropian thirrje 5 shteteve anëtare që ta njohin Kosovën
Parlamenti Evropian dje ka përsëritur thirrjen për pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë atë.
Derisa në seancën plenare të së enjtes në PE, shumica dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën në kuadër të miratimit të Raportit për Kosovën, teksa 472 eurodeputetë votuan për, 165 kundër dhe 41 abstenime.
Raporti i fundit për Kosovën që u miratua dje në Parlamentin Evropian bën thirrje që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë atë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dje tha në këtë institucion që Këshilli i BE-së duhet ta mbajë premtimin dhe t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Eurodeputetja poashtu kërkoi nga forcat parlamentare në Kosovë që ta zgjedhin presidentin e ri dhe të mos shkaktohet krizë politike, teksa qeverisë së re i ka bërë thirrje që të vazhdojë dialogun me Serbinë nën ndërmjetësimin e BE-së.