Pastrohet rruga nga Lagjja e Poshtme deri te Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ftohen qytetarët për kujdes
Kuvendari Haziz Hodaj, ka njoftuar se po pastrohet rruga nga Lagjja e Poshtme deri te Shtëpia e Kulturës në fshatin Gjonaj.
Postimi i plotë:
Kam ba kërkesë dhe ju kam lutur DSHP-së përkatësisht Drejtorit Çelë Lamaj që të intervenojë në pastrimin e rrugës nga Lagjja e Poshtme deri te Shtëpia e Kulturës (faleminderit Drejtor për ndërhyrjen e shpejtë) . Kërkesa është pranuar dhe rruga po pastrohet.
I lus qytetarët e Fshatit Gjonaj që jo vetëm të mos hudhin ma mbeturina por edhe të kujdesen që dikush tjetër të mos hudhë. Ajo është pasqyra e jonë, (le të jetë ajo pjesë, pasqyrë e mirë e jo e turpit).
Ndryshe do të merren organet përkatëse me secilin që hedh mbeturina tani e tutje!
Nuk është kërcënim, është lutje deri në përkulje!