PDK: Haskuka tenton ta fyen intelegjencen e qytetarëve

Loja vazhdon…

Shkruan: Jona Hoxha

Sa e shëmtuar kjo lojë, sa shumë po na e ofendon inteligjencën Kryetari në shkuarje i qytetit tonë të shkatërruar për 4 vite!

Ne jetojmë në Prizren, frymojmë ajrin e këtij qyteti, e duam qytetin dhe dëshirojmë ta shohim të zhvilluar, me prosperitet e të ardhme të ndritur, nuk e shikojmë Prizrenin nga larg e nuk jetojmë gjetiu e të vijmë si turist në punë…

Mbi të gjitha ne nuk e shohim Prizrenin si trofe, e si betejë që duhet fituar!

Ne Prizrenin e shohim si vendi ku do rrisim fëmijët tanë e duam ta bëjmë vend më të mirë për ta!

Prizreni meriton qeverisje të mirë dhe jo nëpërkëmbje nga qeveritar të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm!

Unë si pjesë e rinisë së këtij qyteti shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet Prizreni, akoma më shumë shqetësohem se si Kryetari që ka dështuar 4 vite në qeverisje, rikandidohet, premton premtimet e para 4 vitesh pa asnjë risi me arsyetimin “opozita i ka fajet” dhe hedh hi syve të qytetarëve duke i mashtruar se ka arritur të realizoj 95% të premtimeve biles ka tejkaluar premtimet dhe ka realizuar projekte jasht planit…

Çfarë po mundohet të na thotë Kryetari në shkuarje?

Z. Kryetar nuk mund të na ofendosh inteligjencën deri në këtë pikë sa të thuash se ju keni punuar mirë, drejtë dhe keni realizuar projektet e premtuara; ne shohim, dëgjojmë dhe mendojmë nuk jemi grup delesh pa mendje, pa tru dhe pa logjikë!

Z. Kryetar nuk mund të na ofendosh inteligjencën duke thënë se opozita destruktive ju ka bllokuar punët dhe kur ju keni pasur numrat në Kuvend ju ka bllokuar Qeveria; ne kemi parë një Kryetar që ka shkatërruar marrëdhëniet me partnerët e koalicionit, kemi parë një Kryetar që ka dëbuar nga zyrat e Komunës partnerët e koalicionet por kemi parë dhe një Kryetar që ka ofenduar opozitën, ka ofenduar asambleistët dhe ka sharë partitë e tjera me fjalë të ulëta.

Z. Kryetar nuk mund të na ofendosh inteligjencën duke na hedhur hi syve sikur ju jeni Kandidati gjithëpërfshirës dhe i kandiduar nga Kryesia e VV-së por i përkrahur nga Këshilli Drejtues dhe Delegatët e Degës, sepse ne të gjithë e dimë dhe e shohim realitetin!

Ju Z. Kryetar jeni kandidat i deleguar nga Prishtina, të cilin nuk e përkrah dega në Prizren sepse kanë parë dështimet tuaja, destruktivitetin tuaj, mos gadishmërinë për punë e bashkëpunim e mbi të gjitha janë koshient për dëshpërimim, zhgënjimin dhe pakënaqësitë që ke shkaktuar tek qytetarët që ju kanë votuar!

Prandaj, ju Z. Kryetar nuk keni mbështetje as nga dega juaj, as nga qytetarët dhe as nga votuesit që ju kanë dhënë mundësinë para 4 vitesh!

Sot, pas pothuajse 4 vitesh dështim, do ishte më e ndershme të vazhdonit në profesionin tuaj dhe të pranoni se nuk keni mundur dhe nuk keni dashur të bëni më shumë për Prizrenin!

Avanturës suaj i ka ardhur fundi!

19.08.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *