Pensioni po i fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të 90-a ?!
Mësimdhënësit të cilët kanë punuar në vitet e nëntëdhjeta në arsimin paralel të Kosovës, tashti po shpërblehen me pension poshtrues e fyes. Këtë gjendje fyese, e poshtruese këta mësimdhënës e kanë peshqesh nga elitarët tanë politik, të cilët, ose nuk e dinë ose nuk duhan ta dinë historinë e heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi millosheviqjan, atëherë kur u fillua me masa represive, duke i larguar elitarët shqiptar nga pozitat udhëheqëse, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit ku kontributi i mësimdhënësve është i pa qmuar.
Shkruan: Adem Gavazaj
Ata duhet ta dinë ose ta kujtojnë përgjigjen e elitarëve arsimor të asaj periudhe, të cilët organizuan sistemin e paralel arsimor, që u përqafua nga këta mësimdhënësit.
Këta mësimdhënës, janë të vetmit që me miratimin e Kushtetutës së Kacanikut, filluan në mënyrë të strukturuar sistemin paralel arsimor, që ishte një sfidë e madhe, të cilën, këta mësimdhënës e kaluan me sukses.
Ky sistem paralel vazhdojë deri në përfundim të luftës me ndërhyrjen ndërkombëtare të vitit 1999 atëherë kur edhe u larguhen forcat serbe nga Kosova.
-Si mbetëm kështu me këto pensione, nuk do ja uronim as armikut, thonë tashti këta mësimdhënës pensionist njëri tjetrit!?
Këtë gjendje fyese e poshtruese për pensionistët mësimdhënës shqiptar të sistemit paralele ka mbjellur UNMIK-u, dhe e kanë pranuar pa problem elitarët tanë politik të asaj periudhe, ose nga padituria ose nga qëllimshmëria për ti dëmtuar këta kontributdhënës të shtetit të Kosovës.
UNMIK-u në korrik të vitit 2002 me rregulloren Nr 2002/1 e krijojë Autoritetin Rregullator të Pensioneve, Në të cilën është vendosur edhe metodologjia për llogaritjen e pensioneve, ku e përjashtuan kontributdhënien e mësimdhënësve që kan punuar në sistemin arsimor paralel të Kosovës, kurse ata që kanë punuar në sistemin e ashtuquajtur jugosllav (kombësitë e tjera)ja u llogaritin kontributdhënien..
Nga ky ndryshin në Kosove ekzistojne dy lloje të shperndarjes se pensioneve 1) Pensioni bazik dhe 2) pensioni kontibutpagues.
1)Pensionin bazik 120 euro e gezojnë të gjithë njerezit e lindur në Kosovë edhe ata që kanë punuar deri kur janë pensionuar, por nuk i kanë arritur 15 vite punë në shtetin e paraluftës, të ashtuquajtur Jugosllavi. Ku ja heqin kontributdhënien e viteve të nëntëdhjeta.
Pra, kjo kategori e punëtorëve që ka kontribuar, por jo 15 vite punë deri në vitin 1999, pra, deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, kanë vetëm trustin pensional të dalë nga rregullorja nr.2002/1 e i cili trust, filloi me grumbullimin e mjeteve, në shkut të vitit 2003, jo më herët.
2)Kurse pensionin kontributpagues e gezojne të gjithë ata që kanë kontribuar për 15 vite e siper, deri në përfundimin e luftës në vitin 1999 . Për pensionistët kontributpagues, metodologjia për logaritjen epensioneve i ka ndar në katër grupe sipas kualifikimit shkollor; me shkollim tetëvjeqare, me shkollë të mesme me shkollë të lartë dhe me fakultet . Ata që kanë kontribuar në shtetin Jugosllav, pensionet i kanë si më poshtë ; me shkollë fillore 218 euro, me shkollë të mesme 236 euro, me shkollë të lartë 257euro, me fakultet 318 euro.