Për 24 orë, Policia në Prizren dënoi 81 persona që nuk respektuan masat anti covid-19 dhe inspektoi 37 lokale
Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të datës 05 janar 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.
Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sallonet e dasmave, lokalet e gastronomisë etj.
Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar dënime 81 personave fizik, 6 për persona juridik dhe janë inspektuar gjithsej 37 lokale. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi, thuhet në njoftim