Për 24 orë, tri raste të dhunës ndaj grave në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje vetëm gjatë të shtunës në Prizren.

Në të gjitha këto raste, viktima të dhunës kanë qenë gratë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

DHUNË NË FAMILJE

Prizren, 10.12.2022, 09:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Prizren, 10.12.2022-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 10.12.2022-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti ),duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike. I dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon viktima dhe një punëtore në atë kompani. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *