Për 9 muaj kosovarët paguan 234.7 milionë euro interesa në banka
Për periudhën Janar-Shtator 2023, qytetarët e Kosovës kanë paguar 234.7 milionë euro në formë interesash nëpër bankat komerciale në Kosovë.
Kështu thuhet në raportin me të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sektorin bankar në Kosovë.
Në total të hyrat e sektorit ishin 317.1 milionë euro derisa fitimi i pastër për këtë periudhë ishte në nivel rekord prej 123.7 milionë euro.
Pjesën tjetër të të hyrave bankat e arketojnë nga tarifat e shërbimeve, ani pse këtë kategori BQK nuk e raporton në raportet mujore mbi sektorin bankar.
Në shtator 2023 mjetet e lëshuara kredi kanë arritur në 4 miliardë e 791 milionë euro kurse depozitat në 5 miliardë e 853 milionë euro.