Për pak ditë, Projektligji për Trustin pritet t’u dërgohet deputetëve
Afati përfundoi të premten. Por, brenda këtij afati kohor Qeveria e Kosovës nuk dha mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Andaj ky projektligj do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.
Fillimisht do ju përcillet deputetëve pastaj do dërgohet në Kuvend për votim.
Tërheqjen e këtyre mjeteve po e kërkon edhe ekonomisti, Imer Raci.
E tërheqjen e një pjesë nga kursimet pensionale po e presin edhe një pjesë e qytetarëve.
Ata thonë se me këto mjete do t’i kryenin disa obligime të sezonës së dimrit.
Por jo të gjithë pajtohen me këtë ide.
Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte organizuar edhe një peticion, ku mbi 20 mijë qytetarë kishin kërkuar të marrin një pjesë të kursimeve pensionale.