Përfundojnë me sukses punimet e rrugëve regjionale Brezovicë dhe Prevallë
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses punimet e rrugëve regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra.
Në njoftimin e MI-së thuhet se rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi.
Po ashtu me sukses punimet kanë përfunduar në rrugët:
-Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.
-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.
-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.