Përgatitën gara shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjoba ndaj 21 shoferëve
Policia e Kosovës njofton se me datën 28.01.2023, ka pranuar informatë se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka një numër të automjeteve të cilat dyshohet se po përgatiteshin të mbanin gara shpejtësie.
Policia me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik njofton se ka ndërmarr veprime të menjëhershme ku ka arritur të identifikoj një numër të personave dhe automjeteve me “ç’rast ndaj 21 shoferëve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për rregullat e trafikut dhe 1 automjet është konfiskuar pasi që i njëjti nuk ka poseduar regjistrim”, njofton policia.
“Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.