Përleshje e të shtëna me armë: Katër të arrestuar në Rahovec, tre prej tyre vëllezër
Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë, të martën në mbrëmje, në rrugën “Bekim Sylka” në Rahovec, nën dyshimet se janë përfshirë në një përleshje ku pati edhe të shtëna me armë. Gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje, që iu kushtoi të dyshuarve, të cilët përfunduan në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor e më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ku kanë sekuestruar një armë me mbi 136 fishekë, e po ashtu edhe mbi 100 fishekë të tjerë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.