Përleshje masive në Suharekë, lëndohen rëndë dy persona

Shtatë persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku katër prej tyre janë arrestuar, njëri nga ta i mitur.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në fshatin Shirokë, Suharekë.Siç thuhet në raport, dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pasi që pas një mos marrëveshje shtatë të dyshuarit janë rrahur mes vete, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar revolen në drejtim të një tjetër të dyshuari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe kanë sekuestruar revolen në fjalë”, thuhet në raport.

Tutje siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i moshës së mitur dërgohet në mbajtje për 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *