Persona të maskuar e të armatosur në Prizren, në pikë të ditës vjedhin para në KEDS
Një shumë e konsiderueshme parash është vjedhur në zyrën e KEK-ut në Prizren, nga dy të panjohur nën kërcënimin e armëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, teksa ka thënë se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.
Ai shtoi se shuma e parave të vjedhura nuk është bërë akoma e ditur, teksa shtoi se bëhet fjalë për “një shumë të konsiderushme”.