Petrit Hoxhaj anëtar i Kuvendit Komunal nga lista “Guxo”
Petrit Hoxhaj I ka felenderuara të githë ata që e kanë votuar me 17 nëntor. Ai njofton se është I dyti më I votuar në listën e Vetëvendosjes nga lista “Guxo”.
Postimi i plotë:
Java e fundit e muajit Tetor!
Më lejoni që ta përmbylli javën me një falënderim të veçant për të gjithë ata që ndanë kohën e tyre dhe m’i përcollën urimet më të mira për gëzimet që i përjetova gjatë këtij muaji.
Si dhe një falënderim të madh ju dedikoj të gjithë familjarëve, miqve, shokve e shoqeve, kolegëve dhe të gjithë atyre që më besuan dhe më mbështetën në zgjedhjet e këtij muaji.
Të nderuar miq
Gjatë këtyre zgjedhjeve kam qenë i luftuar në në gjitha mënyrat, që kanë pritur dështimin në këto zgjedhje, me bindje të madhe që do të bëhem humbës i zgjedhjeve, e poashtu të njëjtit kanë lobuar në këtë drejtim që të jem pjesë e humbjes.
Falë Zotit dhe mbështetjes suaj, i’a dola, i’a dolëm.
Në vitin 2017, në zgjedhjet lokale, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, isha i dyti nga radhët e më të votuarve, me gjithsejt 537 vota.
Ndërsa sot, në zgjedhjet e tetorit si pjesë e listës GUXO dhe LËVIZJES VETVENDOSJE, përsëri falë jush, jam i dyti me radhë nga më të votuarit, gjithsejt me 830 vota.
830 falënderime veçmas për secilin votues që më dha përkrahjen dhe mbështetjen që të jem zëri juaj.
Para jush zotohem se do të jem jo vetëm zëri juaj, por do të jem edhe mbështetësi juaj nga secila pjesë e Komunës së Prizrenit dhe fshatrave së bashku, zotohem edhe për ata që smë kanë votuar që të ngrisë zërin karshi kërkesat tuaja.
Së bashku me Kryetarin , Prof. Dr. Mytaher Haskuka, që do të jem përherë krahu i djathë i tij për të mirën e përgjithshme të vendit tonë.
Me zemër ju falënderoj 830 her
I juaji, Petriti