Petrit Hoxhaj: Është shumë shqetësuese gjendja aktuale e fëmijë tanë në institucionet shkollore të Komunës së Prizrenit
Është shumë shqetësuese gjendja aktuale e fëmijëve tanë në institucionet shkollore të Komunës së Prizrenit.
Shkruan: Petrit Hoxhaj
Rastet e ngacmimeve, provokimeve, malltretimeve, dhe shantazeve të fëmijëve tonë janë çdo ditë në rritje e sipërm.
Sot, rastësisht dëgjova një telefonatë të një vajze së moshës 13-15 vjeçare, duke bërë një bisedë telefonike me një person, në një qoshe të një shtëpie ne Shadervan, sytë e saja ishin të përlotura ku i thoshte: “..nëse më thirr apet, unë kam me qu rastin në polici dhe krejt videot e fotot kam mi kallxu policis…”
Thjesht, kjo më bëri të ndihem keq sepse një femër e moshës minore bën biseda telefonike me dikë dhe nuk e dijmë se a është e shantazuar apo është e malltretuar nga dikush.
Andaj, bëj apel Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit, që sa më parë të formojë ekipe punuese për mbrojtjen e këtyre gjendjeve që ndodhen brenda institucioneve.
Fëmijët tanë nuk meritojnë një gjë të tillë, prandaj bashkëpunimi në mes prindërve, përfaqësuesve, profesorëve dhe Komunës të filloj sa më shpejt, sepse rinia jonë shkon duke u degraduar çdo ditë.
Po ashtu bëj apel edhe ne Bashkësin Islame në Prizren që në Hytben e javës së ardhshme në të gjitha Xhamitë e Komunes se Prizrenit të jetë tema e nxënësve ne shkollat tona.