Petrit Hoxhaj: Si asambleist, gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm të përkrah kërkesat e banorëve dhe fermerëve dhe premtoj që gjithmonë do të jem zëri juaj
Pas shumë kërkesave në Kuvend, ku me datën 31.10.2019 kam parashtruara kërkesën në Drejtorinë për Shërbime Publike, unë Petrit Hoxhaj -si asambleist i Komunës së Prizrenit, kemi ngritur këto kërkesa, si shtrimi me zhavor i rrugës që lidh fshatin Kobaj me atë të Bajram Currit, e cila tanimë është realizuar.
Faleminderit Komunës së Prizrenit, respektivisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për investimin në këtë rrugë, e cila sot është e kalueshme edhe për makina, të cilën mund të shihni edhe në fotografitë të postuara, të cilat personalisht i kam bërë sot.
Me anë të kësaj lidhjeje rrugore dhe rrugëve të tjera, bëhet më shumë edhe lidhjet në mes të fshtrave dhe qytetit.
Si asambleist prioritet për 4 vitet e ardhshme është edhe shtrimi i këtyre rrugëve me asfallt, në mënyrë që të shkurtohet më shumë koha për banorët e lokalitetit.
Me rregullimin e kësaj rruge përfitues janë edhe fermerët të cilët posedojnë toka bujqësore që punojnë në këto pjesë pasiqë në vitet e mëparshme ka qenë e pamundur të bëhet kalimi në këto rrugë dhe tani në këtë pushtet të qeverisë është bërë e mundur.
Si asambleist, gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm të përkrah kërkesat e banorëve dhe fermerëve dhe premtoj që gjithmonë do të jem zëri juaj.