Petrit Hoxhaj: Të formohet një komision vlerësues pasi brenda dy maujve janë thyer dhe janë vjedhur 6 ferma në fshatrat Kobaj, Vlashnje dhe Zhur
Kuvendari Petrit Hoxhaj ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit “që sa më shpejtë të formosh një komision vlerësues dhe të gjej mënyrën për të kompensuar dëmin. Poashtu kërkoj rritjen e bashkëpunimit me policinë duke shtuar sa më shumë”. Kuvendari Petrit Hoxja këtë kërkesë e bënë pasi “Brenda 2 muajve janë thyer 6 ferma ne Fsh Kobaj, Vlashnje dhe Zhur, ku caku i tyre ishte vjedhja e bagëtive nga hajdutet duke e dëmtuar fermat e tyre”.
Postimi i plotë:
I nderuar Kryetar Shaqir Totaj ,
I nderuar Drejtor i Bujqësisë Bexhat Bytyqi
Me lejoni te ju dretohem në emer të bujqëve e fermerve , të cilët janë të shqetësuar me një fenomen që po ndodh kohëve të fundit në komunën tonë.
Brenda 2 muajve janë thyer 6 ferma ne Fsh Kobaj, Vlashnje dhe Zhur, ku caku i tyre ishte vjedhja e bagëtive nga hajdutet duke e dëmtuar fermat e tyre.
Nuk është hera e parë që po ndodhin këto vjedhje dhe frika e zhgënjimi i fermërve është duke u rritur në kohen kur Ministria veq se është duke shtuar përkrahjen ndaj blegtorëve.
I nderuar Kryetar Totaj
Fermerët për të ruajtur bagëtitë e fermat e tyre kan filluar edhe të bëjnë roje për mbrotjen e pronat e tyre .
Kërkoj që sa më shpejtë të formosh një komision vlerësues dhe të gjej mënyrën për të kompensuar dëmin. Poashtu kërkoj rritjen e bashkëpunimit me policinë duke shtuar sa më shumë patrollimet të policisë gjatë natës .
Mendoj që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) nuk është duke e bër punën sa duhet, dhe nuk mjafton veq mbledhje sa për të përmbushur një detyrim ligjor, por duhet punë, shumë punë për tu bërë për të treguar rezultate që janë për mbrojtjen dhe sigurin e qytetarve të Komunës së Prizrenit.
Ju jeni i pari i kesaj komune dhe pergjegjesija bie mbi ju edhe per sigurinë dhe mbrojtjen e pronës se qytetareve të te Komunës së Prizrenit.
Me respekt Petrit Hoxhaj- Antar i Kuvendit Komunal Prizren