Petrit Kryeziu kandidat i vetëm për Kryerokuror të Prokurorisë në Prizren

Në mbledhjen e 275-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të hënën janë konfirmuar kandidatët për Kryeprokurorë në pesë Prokurori Themelore dhe atë: Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Prokurorinë Themelore në Pejë, Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren ka vetëm një kandidat për Kryeprokuror

Kandidati është Petrit Kryeziu dhe që u konfirmua me votat e të gjithë anëtarëve të KPK-së.

Kryesuesi Hajdaraj tha se Kryeziu i plotëson kriteret ligjore që parashihen në këtë konkurs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *