Plagoset me armë zjarri një person në Prizren
Një person mbrëmë rreth orës 01:50 në rrugën “Durrësi “ në Prizren është plagosur me armë zjarri.
Sipas raportit të policisë, viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.
Kurse, i dyshuari bëhet e ditur se është vetëdorëzuar në polici e njëkohësisht ka dorëzuar dhe armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.
Policia njofton se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pushkë automatik me numër serik AK -47, 2 karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe 1 gëzhojë
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.