Plagosja e dyfishtë në argjendarinë në Prizren, arrestohet personi i katërt
Është prangosur edhe personi i katërt për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave, që janë babë e bir.
Me anë të raportit 24-orësh policia ka njoftuar se i dyshuari i arrestuar (i katëri me radhë), me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“GRABITJE NË TETATIVË/Rr. Adem Jashari, Prizren 15.11.2021 – 17:02. Lidhur me rastin me datë 20.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Të plagosur kishn mbetur babë e bir, të cilët aktuialisht janë në trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka njoftuar se hajnat kanë hasur në rezistencë të pronarëve dhe gjatë arratisjes kanë lënë veturën me të cilën kanë ardhë dhe me forcë kanë arritur të marrin një veturë në qarkullim.
“Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet”, ka thënë Shala.
“Kanë hasur në rezistencë nga pronarët e lokalit, gjatë përleshjes mes tyre ka ardhur deri te shkrepja e armës së zjarrit ku si pasojë janë të lënduar edhe pronari i lokalit dhe djali i tij, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe Qendrën Klinike Universitare. Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet. Të njëjtin automjet e marrin dhe shkojnë në drejtim të lagjes Jagllenicë, ku shkojnë deri të një pompë e benzinës, marrin benzinë dhe kthehen e kallin veturën me të cilën kishin ardhur në Prizren. Largohen në drejtim të suharekës, ku policia i është vënë në ndjekje, gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pasur edhe shkrepje me armë. Por të njëjtit pasi kanë qenë të armatosur me armë të gjata kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës më tej”, ka njoftuar kryeprokurori Shala.
Ndërsa, drejtori i policisë në Prizren për rastin ishte shprehur se prova kryesore për gjetjen dhe identifikimin e të dyshuarve ishte vetura që ata e dogjën.
“Vetura edhe pse e djegur përmes laboratorit është arritur të identifikohen numrat e shasisë, provë kjo kryesore e cila na ka orientu në zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshimtë”.
Të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, në fushën e grabitjes dhe përdorimit të armës. Sipas policisë, të njëjtit kanë qenë edhe në burg.