Policia arreston dy persona të dyshuar për sulm fizik në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për sulm ndaj një personi. Në njoftim bëhet e ditur se rasti i sulmit kishte ndodhur në Prizren, më 10 maj 2025, në ora 23:55.
“Më 26.05.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj/k, si të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Aty theksohet se të dyshuarit “pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”.