Policia iu bën apel shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve atmosferike.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”.
Në fundjavë pritet një mot tipik dimëror për këtë periudhë kohore. Reshjet e dëborës që fillojnë gjatë mbrëmjes dhe natës, parashihet të vazhdojnë përgjatë ditës së shtunë kohë pas kohe.